KEDS-i mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

26 shkurt 2020 | 14:53

Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit. KEDS-i, për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë  në  terren të  ndarë  në  dhjetëra ekipe. “Ata janë të pajisur  me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike. KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë. Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

 

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të angazhimeve në funksion të avancimit të partneriteteve,…