KEDS-i njoftoi se dy qytete do të kenë probleme me rrymë sonte, KOSTT-i thotë se nuk është problemi tek ta

31 dhjetor 2021 | 13:16

KOSTT-i  ka thënë se sot nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria.

“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot më 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit”, ka njoftuar KOSTT-i.

Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaj, nga KOSTT deklaruan se problemi nuk është tek ta.

“KOSTT-i gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT-in. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, ka njoftuar KOSTT-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re i ka shënuar momentet e para të…