
KEDS-i njofton se po shënon rezultate të mëdha në luftën ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike
24 qershor 2024
| 16:04
“Si rezultat i luftës së pa kompromis ndaj keqpërdorimeve, humbjet e energjisë elektrike në pesëmujorin e parë të vitit 2024 janë 25.75% më të vogla se në periudhën e njëjtë të vitit 2021”, ka njoftuar KEDS.
Më tej thuhet se: “Gëzon fakti që rënia është konstante nga viti në vit. Tashmë ato kanë rënë në 15% në total të energjisë elektrike nga 20.23% sa ishin para 3 vjetësh. Kompania nuk do të ndalet me kaq, pasi ka synim ta zhdukë komplet fenomenin e vjedhjeve të energjisë elektrike në Kosovë”.