KEDS-i: Nuk kemi paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike
08 tetor 2021
| 13:00
KEDS-i ka sqaruar përmes një njoftimi për media se nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi që nuk është i vërtetë”, ka reaguar KEDS-i.