KEDS-i ofron këshilla për kursimin e rrymës
KEDS-i ka ofruar këshilla rreth mënyrave se si mund të kursehet energjinë elektrike.
Në vazhdën e udhëzimeve që KEDS ofron për qytetarët, kësaj radhe kanë ofruar këshilla praktika që mund të ndihmojnë në kursimin e rrymës në dyqanet e vogla.
Sipas njoftimit të KEDS, pronarët e dyqaneve të vogla mund të fillojnë kursimin e energjisë elektrike duke rregulluar termostatin për t’iu përshtatur sezonës, duke rregulluar termostatin e ftohjes për një ose dy shkallë më lartë, gjë që mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
Meqenëse kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme. Në këtë njoftim, gjeni disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla.
– Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonës. Rregullimi i teromostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.
– Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.
– Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
– Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.
– Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni lllamba efiçiente, pra llamba LED.
– Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa paisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë.