KEDS-i riparon përçuesit e dëmtuar në Zhupë të Prizrenit
19 dhjetor 2018
| 15:27
Ekipet e KEDS-it, kanë intervenuar në fshatin malor të Zhupës në Prizren për të riparuar një largpërçues të dëmtuar, i cili e ka vështirësuar furnizimin me energji elektrike për banorët e asaj ane.
Vendi ku është duke ndodhur intervenimi është një terren i vështirë malor, dhe ndodhet në mes të fshatrave Struzhë dhe Manastircë të Prizrenit.
Sipas KEDS-it, në fakt, banorët e kësaj ane kanë pasur furnizim me energji elektrike, por janë furnizuar me vetëm një fazë për shkak të dëmtimit të përçuesit.
Ekipet në terren janë angazhuar ta rikthejnë furnizimin me energji elektrike nga tri fazat.
Të martën, KEDS njoftoi se është mobilizuar për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo prishje eventuale në rrjet.