KEDS-i ripërtërinë rrjetin elektrik në periferi të Prishtinës

19 tetor 2018 | 16:24

Lagjja “Tutin” në dalje të Prishtinës është bërë me rrejt të ri elektrik.

65 shtëpi të kësaj lagjeje tashmë kanë furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike si rezultat i investimit të KEDS.

KEDS-i ka vendosur trafostacionin e ri me kapacitet 400 kVA, dhe poashtu ka ndërtuar rrjet të tensionit të lartë me gjatë prej rreth 1.5 kilometrave si dhe rrjet të tensionit të ulët në gjatësi prej afër 4 kilometrave.  

Kurse, shtyllat e drurit janë zëvendësuar me shtylla të ndërtuara nga betoni.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ky investim është i rëndësishëm edhe për kualitetin e energjisë elektrike por edhe për sigurinë e banorëve.

“KEDS-i po investon në tërë Kosovën për të ndërtuar rrjet të ri elektrik. Tashmë kemi shtylla të betonit të cilat po i zëvendësojnë ato të vjetrat gjithandej dhe kjo shton edhe sigurinë e banorëve”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se edhe kualiteti i furnizimit me energji përmirësohet dukshëm.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025.

Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani gjilanas, Izmi Zeka, aktualisht, funksionar i lartë politik i…