KEDS-i simuloi zjarr në objektin e vet në Pejë që të rrisë aftësinë e reagimit dhe sigurinë në punë
Edhe sivjet, KEDS-i po e shënon me shumë aktivitete Javën e Sigurisë në Punë.
Në kuadër të saj, sot, në ambientet e ndërtesës së KEDS-it në Distriktin e Pejës, u realizua me sukses një simulim i zjarrit në ndërtesë dhe hapat e nevojshëm për evakuim dhe kërkim-shpëtim.
Në Pejë, punëtorët e distriktit ishin protagonistë të simulimit.
Zjarri i improvizuar në katin e lartë të ndërtesës bëri që punëtorët të evakuoheshin jashtë objektit dhe, përderisa reaguan, brenda disa minutash ishin në vendngjarje Policia e Kosovës, ekipit i Urgjencës së Pejës, Zjarrfikësit lokalë, pjesëtarë të KFOR-it, përfaqësues të institucioneve komunale, si dhe dhjetëra nxënës të këtij qyteti.
Punëtorët e mësuan në praktikë si të reagojnë në rast zjarri dhe si të veprohet nëse dikush është i lënduar ose ka mbetur brenda.
Ekipet e urgjencave të komunës dhanë një kontribut të madh që punëtorët e kompanisë të jenë më të sigurt dhe dinë si të veprojnë në rastet e emergjencave.
KEDS-i ka ndarë mirënjohje për të gjitha institucionet e pranishme dhe i falënderon ata për kontributin që punëtorët tanë të jenë sa më të sigurt në vendin e punës.
Simulimi në Pejë është i treti me radhë, pasi vjet ishte bërë në Ferizaj e më herët në Prizren.
Java e sigurisë në punë do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera.