KEDS-i thotë se janë sanuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta
Erërat e forta dhe moti i ftohtë gjatë ditëve të fundit në Kosovë, kishte lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të fshatrave, për shkak të prishjeve elektrike që kishin ndodhur.
Koliqi, Magurja, Keqekolla dhe Siqeva janë vetëm disa nga fshatrat në Prishtinë, në të cilat ishin shkaktuar dëme dhe ndërprerje me energji elektrike.
Zëdhënësi për medie në KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë për “Kosovapress” se këto dëme janë sanuar dhe se gjendja është e mirë.
“Prishjet në daljet e tensionit të lartë janë sanuar të gjitha, si dhe gjendja është shumë më e mirë. Nuk ka prishje”, ka thënë ai.
Buzhala ka thënë se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Pejës.
“Dëmet më të madha janë shkaktuar në rajonin e Pejës, ku ishin mbi 20 linja jashtë pune dhe mbi 30 shtylla të thyera, por ekipet e KEDS-it kanë qëndruar vazhdimisht në terren, duke arritur t’i zëvendësojnë ato shtylla dhe të rikthejnë energjinë elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala