KEDS-i vazhdon investimet në rrjetin elektrik në Drenas
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, drejtorin e Infrastrukturës Publike, Idriz Hysenaj, kanë pritur në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan Oz, si dhe drejtorin për bashkëpunim me institucione qeveritare dhe kontrollin e investimeve në KEDS, Avni Alidemaj, menaxherin për punë ndërtimore, Faruk Gjyukaj dhe drejtorin e distriktit regjional ,Betim Elezaj.
Në këtë takim është diskutuar për problemet e rrjetit elektrik me të cilat përballet Komuna e Drenasit dhe mundësitë e investimeve në përmirësimin e këtij rrjeti elektrik.
Nënkryetari i komunës, Gani Sylaj, ka theksuar nevojën e madhe për investime në rrjetin elektrik dhe ka shprehur gatishmërinë e ekzekutivit të Komunës së Drenasit për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve të furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Drenasit.
Përfaqësuesit e KEDS-it janë zotuar se për secilin projekt të nisur në Drenas, duke theksuar se do të bashkëpunojnë me komunën në përmirësimin e rrjetit elektrik.
/Epoka e re/