KEDS-i vendos 51 trafostacione të reja në largpërçuesin “Drenica” (Foto)

19 korrik 2019 | 15:58

Rreth 500 shtylla të reja të betonit janë vendosur përgjatë rrugës që lidh Fshatrat e Lipjanit nga Vrella, ngjitur me aeroport e deri tek Kishnareka e Drenasit.

Në Larpërcuesin e ri 20 kilovoltësh “Drenica”,  janë vendosur edhe 51 trafostacione të reja, të cilat furnizojnë me energji elektrike mbi 10 mijë banorë të Lipjanit dhe Drenasit. Pra, është bërë linjë komplet e re për 11 fshatra të asaj ane.

“Linja nis ndërmjet maleve të Goleshit dhe Blinajës dhe përfundon buzë maleve të Berishës ka një gjatësi prej afro 40 kilometrash. Pra, ajo është shtrirë në një terren kryesisht malor dhe paraqet një nga investimet më të mëdha të KEDS-it të bëra deri me tash në një projekt të vetëm. Pjesa dërrmuese e saj është ndërtuar nga vet punëtorët e KEDS-it. Nga ndërtimi i saj, konsumatorët kanë përfituar shërbime kualitative dhe të sigurta”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.


Sipas këtij njoftimi, përfitimet shkojnë tutje, pasi lëshimi në funksion i saj ka ulur edhe humbjet në shkallë të lartë.
“Më herët, linja e vjetër 10 kV e trashëguar nga koha kur distribucioni ishte asset publik, ishte në gjendje shumë të rëndë dhe e vjetëruar. Faktorët atmosferikë kishin ndikim të madh, duke shkaktuar ndalesa të shpeshta. Edhe intervenimi në riparimin e prishjeve ishte i vështirë, pasi shtyllat ishin kryesisht të vendosur në male, larg rrugës”, është thënë në njoftim.


“Tash, për një kohë të gjatë prishjet janë eleminuar komplet. Por, pasi pothuajse të gjitha shtyllat janë ndërtuar buzë rruge, edhe intervenimet eventuale në të ardhmen janë shumë më të lehta dhe krijojnë mundësinë të jenë shumë më të shpejta. Gjithçka është projektuar në atë mënyrë që konsumatori të përfitojë sa më tepër. Ky projekt është risi në Kosovë, pasi më herët nuk ekzostonte rrjeti 20 kilovoltësh. KEDS pos tij, gjatë vitit të kaluar kishte ndërtuar edhe 3 linja të tjera 20 kilovoltëshe, në kuadër të një projekti për ta bërë rrjetin distributiv shumë më efficient”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dënuar sulmet verbale të…