KEDS-i zë 259 konsumatorë duke e vjedhur rrymën gjatë një muaji

22 shkurt 2024 | 12:19

Vetëm përgjatë muajit janar 2024, KEDS-i ka zënë 259 konsumatorë në flagrancë duke e vjedhë energjinë elektrike.

Afër 130 mijë euro është shuma që këta konsumatorë janë të obliguar t’ia rikthejnë kompanisë si humbje të shkaktuara në rrjet. Ndërkaq, vlera totale e kilovatëve që këta konsumatorë e kanë vjedhur gjatë muajit janar është afër një milion e gjysmë.

“Dëmi i shkaktuar ndaj KEDS-it nga këta konsumatorë të pandërgjegjshëm është i madh, njëjtë siç është e madhe edhe përgjegjësia financiare dhe ligjore që këta e kanë ndaj kompanisë dhe institucioneve të Drejtësisë. Konsumatorët që kapen duke e vjedhur energjinë elektrike, pos obligimit që t’i rikthejë humbjet, dërgohen nga KEDS-i edhe në gjykatat kompetente. Sepse, vjedhja e energjisë elektrike hyn në kuadër të ‘Vjedhjes së Shërbimeve’, çka sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg”, ka njoftuar KEDS-i.

Në vitin 2023, KEDS-i ka dorëzuar mbi 2 300 raste në gjykatat e Kosovës.

KEDS-i ka njoftuar se mbetet i pakompromis ndaj të gjithë konsumatorëve që e keqpërdorin energjinë elektrike, dhe së fundi ka intensifikuar kontrollet ditore anembanë Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në një konference për media ka thirrur seancë…