KEDS-i zgjeron dhe përforcon rrjetin për 225 familje në Dragobil të Malishevës

27 korrik 2018 | 12:14

Janë 225 familje nga fshati Dragobil të Malishevës që do të kenë energji elektrike shumë më kualitative dhe stabile nga investimi i radhës nga KEDS-i.

Me këtë investim tani është rritur edhe cilësia e jetës së banorëve në këto anë.

Gjatë implementimit të këtij projekti KEDS-i ka vendosur dy trafo të reja me një  kapacitet prej 250 kVA dhe janë riparuar tri trafot ekzistuese, që plotësojnë nevojat energjetike për konsumatorët e kësaj ane.

Shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) që kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero. Natyrisht që edhe janë zvogëluar edhe humbjet teknike.

Ky investim është i mirëseardhur për banorët e fshatit, e sidomos për bizneset.

KEDS-i po vazhdon me investime, dhe tashmë ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime anekënd Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin sot në mëngjes…