KEDS investon në zonën turistike të Brezovicës
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), është duke përfunduar një projekt të madh investues në Brezovicë.
“Përmes këtij investimi do të rritet siguria e furnizimit dhe do të përmirësohet dukshëm kualiteti i shërbimeve. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillim të mëtutjeshëm të asaj ane, e cila konsiderohet zonë turistike. KEDS tashmë ka vendosur trafo blindën tërësisht të re me kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët e asaj ane dhe ka bërë shtrirjen e kabllove komplet të reja bashkë me stabilimente përcjellëse”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.
Sipas kësaj komunikate, investimet në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës. “Kjo tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të ofruar shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe rrjet te sigurt”, thuhet në komunikatë.