KEDS-i: Kemi siguruar energji të nevojshme

14 dhjetor 2018 | 13:41

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ka siguruar energjinë e nevojshme nga importi për të pasur furnizim të pandërprerë për gjithë vendin në ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit të KEDS-it, rrjeti i vjetër i shpërndarjes mund të shkaktojë ndërprerje të paplanifikuara megjithatë, sipas tyre, kanë marrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme në këto raste, duke shtuar edhe numrin e ekipeve për ndërhyrje.

“Ne inkurajojmë konsumatorët tanë që të na kontaktojnë menjëherë në rastet e ndërprerjeve për shkak të prishjeve në rrjet. Edhe një herë, energjia e siguruar nga importi do të sigurojë 24/7 furnizim për gjithë vendin. Po ashtu, nëse ka ndërprerje teknike, ne do të njoftojmë përmes rrjetit social ‘Facebook’, duke informuar se ka pasur prishje teknike dhe se kemi dërguar ekipe për ta rregulluar atë”, është bërë me dije në njoftimin e KEDS-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pamje të parë kjo duket si një kasolle plazhi…