KEDS: Për 12 orë nuk do të ketë rrymë në lagjën ‘Pejton’ në Prishtinë

08 shtator 2020 | 12:15

Lagjja “Pejton” në Prishtinë sot nga ora 09:00 deri në orën 21:00 nuk do të ketë energji elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se një transformator i ri gjatë ditës do të vendoset në këtë lagje, duke theksuar se punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të lagjes së “Bregut të Diellit”.

“Ky transformator do të vendoset gjatë ditës në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës. Aty është trafo e vjetër, e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve, prandaj po zëvendësohet me këtë më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:00, kur do të përfundojnë punimet. Punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të ‘Bregut të Diellit’”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i deklaron se në tërë Prishtinën po futet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike.

“Në këto lagje, sikurse në tërë Prishtinën, po futet thuajse komplet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike, po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore me të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave”, përfundon njoftimi i KEDS-it.

 

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore…