“Kei Zit”, fitues i turneut “Eny Cup 2018”
Ekipi i quajtur “Kei Zit” dhe i përbërë nga lojtarë shqiptarë është shpallur fitues i turneut “Eny Cup 2018”, i cili është organizuar nga KF Dardania SG dhe është mbajtur në qytetin e St Gallenit në Zvicër.
Deri të suksesi ekipi i shqiptarëve “Kei Zit” erdhi pasi në finale e mposhti ekipin e FC Besa pas penalltive me rezultat 4-3, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1. Duhet cekur së në kohën e rregull golin për ekipin fitues e shënoi portieri Dardan Neziri, i cili më ç’rast është shpallur edhe si portieri më i mirë i këtij turneu. Epiteti i lojtarit më të mirë i ka takuar Enis Lelës, kurse ekipi më “fair-play” është shpallur Dardania Manheim, raporton “Epoka e re”.
Për ekipin fitues luajtën Dardan Neziri, Egzon Gashi, Atdhe Kadrijaj, Durim Racaj dhe Patrik Gjidoda. Ndërsa në këtë turne pjesëmarrës ishin 64 ekipe nga Gjermania, Zvica dhe Anglia, kurse e veçanta e tij ishte se kishte lojtarë të nacionaliteteve të ndryshme.
Redaksia online
(e.r. epokaere.com)