Keir Starmer emërohet zyrtarisht si kryeministër nga mbreti Charles
Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar më pas në Downing Street, raporton “The Guardian”.
Kryeministri i ri Keir Starmer, ka shkuar në Pallatin Buckingham i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ndërsa në Downing Street pritet t’i adresohet kombit.
Punëtorët dhe aktivistët e partisë janë rreshtuar në rrugë duke mbajtur flamuj.
Të gjithë ministrat konservatorë në largim të shtetit duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, të cilët pritet të marrin detyrën sot