![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/balde-600x360-1.jpg)
Keita Balde: Icardi dhe Wanda Nara janë pa zemër
Keita Balde Diao ka kërkuar falje ndaj ish-bashkëshortes së tij pasi ka pranuar se kishte një lidhje jashtëmartesore me Wanda Nara, e cila në atë kohë ishte e martuar me shokun e tij të skuadrës te Interi, Mauro Icardi. “Ata janë pa zemër”.
Prej kohësh qarkullonin thashetheme se çështjet jashtë fushës, që përfshinin Narën, ishin një nga arsyet që çuan në prishjen e marrëdhënies së Icardit me skuadrën dhe largimin e tij nga Interi.
Situata u rikthye në qendër të vëmendjes muajin e kaluar kur Icardi publikoi një Instagram Story, duke pretenduar se ish-bashkëshortja e tij e kishte tradhtuar me Keita Balde.
Çifti u nda në tetor të vitit 2021, më pas u ribashkua, por tani janë ndarë përfundimisht dhe janë përfshirë në një betejë gjithnjë e më të ashpër mediatike.
Tani, Keita Balde ka thyer heshtjen me një intervistë për emisionin Verissimo në Canale 5, ku i dërgoi një mesazh video ish-bashkëshortes së tij, Simona Guatieri.
“Tradhtia është një fjalë që djeg shumë. Ishte gabimi më i madh i jetës sime, të tradhtoja dashurinë e jetës sime”, tha Keita Balde.
“Ajo meriton gjithë dashurinë dhe respektin në botë. Dua të marr përgjegjësinë e plotë dhe të dal nga kjo heshtje, sepse problemi tani po prek familjen time. Loja publike e Mauro dhe Wandës nuk është pjesë e jetës sime. Jam i vetëdijshëm për gabimin tim, nuk i fajësoj tërësisht ata, por e dinë shumë mirë që në këtë situatë ka fëmijë që po preken”.
“Mënyra se si e kanë zvarritur këtë histori tregon se ata janë pa zemër. U ndjeva tmerrësisht i vogël pas gabimeve të mia, por luftoj si një luan kur preket familja ime dhe kam marrë masa ligjore. Simona është e vetmja grua që do të dua ndonjëherë, për gjithë jetën. Jam këtu duke luftuar për ty”.
Keita Balde fajëson Wanda Nara dhe Mauro Icardin
Keita Balde dhe Simona Guatieri kanë dy fëmijë së bashku dhe të dy kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër Icardit dhe Narës.
“Ata nuk mund ta hedhin jetën tonë private në publik për interesat e tyre,” tha Guatieri.
“Ne kemi një moral ndryshe nga ata. Burri im ra në grackën e tyre, por e mbajti për vete. Nëse im shoq do të tregonte çfarë i ka dërguar ajo… nuk do të kishte fund kjo histori. Icardi duhet të fokusohet te futbolli, sepse kjo është një karrierë e shkurtër, nuk duhet të përfshihet në thashetheme”.
Ndërsa Icardi është aktualisht te Galatasaray, Keita Balde është lojtar i lirë dhe po stërvitet me Monzën për një rikthim të mundshëm në Serie A.
“E kisha falur sepse sapo ishim martuar, kishim dy fëmijë shumë të vegjël dhe ndihesha e turpëruar,” vazhdoi Guatieri.
“Kam pasur një bisedë me zonjën Nara. Ajo përpiqej të futej përsëri në jetën e burrit tim. Nuk donte që unë të mendoja keq për të, por isha aq e zemëruar sa nuk mbaj mend as telefonatën. Ajo e mohoi dhe më tha që duhej të fajësoja burrin tim në vend të saj”.