Keita mungon në finale të Ligës së Kampionëve
28 maj 2019
| 14:12
Është konfirmuar një mungesë e madhe tek skuadra e Liverpoolit, para finales së madhe në Ligën e Kampionëve.
“The Reds” do të përballen me rivalët nga Anglia, Tottenham Hotspur, në finalen e madhe të 1 qershorit, e cila do të luhet më 1 qershor. Para kësaj ndeshje, stafi mjekësor i Liverpool ka dhënë një lajm të keq për trajnerin Jurgen Klopp dhe tifozët e Liverpool.
Raportimet e fundit të ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Naby Keita nuk do të jetë pjesë e skuadrës për finalen ndaj Tottenham. Sigurisht se kjo do të jetë një humbje e madhe për Klopp në repartin e mesfushës. Në anën tjetër, kombëtarja e Guineas ka përfshirë lojtarin në listën e skuadrës për ndeshjet e Kupës së Afrikës.