Keita nuk largohet nga Liverpooli
22 gusht 2022
| 16:52
Naby Keita nuk do të largohet nga Liverpooli. E ardhmja e Keitas do të jetë në ‘Anfield’. Këtë e ka konfirmuar trajneri i ekipit, Jurgen Klopp.
“Largimi i Keita-s? Jo, nuk është e mundur, sigurisht që jo. Ky nuk është plani. Ne nuk jemi aq budallenj sa të mendojmë se një lojtar mund të largohet dhe se ne nuk do ta zëvendësojmë atë. Jo, nuk ka mundësi. Kështu që Naby nuk do të largohet, por nëse largohet, gjë që nuk do të largohet, sigurisht që duhet të ketë një zëvendësim”, u shpreh gjermani për mediet angleze. Gjatë kësaj merkato u përhapën zëra për largimin e Keitas drejt Juventusit apo Interit.