Keita: Për Liverpoolin kam refuzuar Bayernin e Barçën
Naby Keita thotë se kishte refuzuar Barcelonën e Bayern Munichun për t’u bashkuar me Jurgen Kloppin te Liverpooli.
Këtë verë Keita u bashkua nga Leipzigu me klubin nga Anfield Road për 48 milionë funta, por për shërbimet e tij kishin shprehur interesim disa klube.
23 vjeçari madje ka marrë edhe numrin 8, që dikur e barte ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard.
“Është e vërtetë se ishin të përfshira edhe ekipe si ato që i përmendët, por një pjesë shumë të rëndësishme në vendimin tim ka luajtur roli i trajnerit”, është shprehur Keita për The Guardian kur është pyetur se a ka pasur interesim nga Barcelona e Bayerni.
Ai ka shtuar se me Jurgen Kloppin kanë pasur biseda shumë të mira.
“Kemi pasur biseda vërtet shumë të mira. Fjalët që më tha për këtë projekt vërtet më kanë bindur. E gjithashtu kam folur me Sadio Manen, atë e kam si vëlla, pasi për nëntë muaj ishim së bashku te Salzburgu”, është shprehur numri tetë i Liverpoolit.