Keith dhe Adriana i shprehin dashurinë njëri-tjetrit

26 dhjetor 2021 | 11:07

Këtë vit, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Adriana ka treguar më herët se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.

Sot në këtë atmosferë festive ai ka ndarë foto me Adrianën duke i dedikuar shkrimin:

Adriana i ka komentuar: Gjithçka që kam nevojë është ti dashuria ime.

Gjithçka që kam pasur ndonjëherë ishte ti dhe jam shumë mirënjohëse që më në fund je në jetën time. Faleminderit për të gjitha gjërat që keni bërë për mua në këtë periudhë që kemi qenë bashkë.

Më shumë vite që do të vijnë. Jeta jem ?

Viti 2021 ishte plot sfida për Adrianën sidomos me operacionin e vështirë që kaloi. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes pas i ishte rikthyer tumori në tru. Në një postim në Facebook pasi e mori veten, Adriana shkroi se mesazhet, thirrjet e dedikimet që lexonte gjithandej i kanë thënë forcë. Në fund ajo u shpreh se e mbajti premtimin dhe u kthye.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se më 27 dhjetor…