Kejvina nga Dubai i kthehet komentuesit: Ruaju bir!
Kejvina Kthella ndodhej në Dubai për disa ditë, duke publikuar vazhdimisht postime në rrjetet sociale.
Ajo u shfaq edhe në një restorant grek, duke thyer pjata, siç e donte tradita atje, për të larguar syrin e keq.
Kejvina ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Në imazhet në Instagram ajo tregon jetën luksoze, por në të njëjtën kohë edhe që po e shijon atë.
Së fundi, ka postuar dy fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram ku ka shkruar: “Vazhdojmë pak me komentet për Dubain”.
Kejvina nga ndjekësit disa iu ka kthyer edhe përgjigje.
Një komentues i ka shkruar: “Vdesin për bionde ata leshzinjt arab atje Kejvin, Good Luck”, ajo nuk ka hezituar duke iu përgjigjur: “Edhe ti gruan bjonde e paske, ruju bir”.
Përveç këtyre komenteve kishte edhe një numër komentesh tjera në të cilat nuk kanë munguan edhe sharjet nga ana e Kejvina Kthellës drejtuar ndjekësve.