Kejvina nuk i ndal provokimet ndërsa masazhon Amosin në Big Brother VIP Albania

12 janar 2023 | 16:16

Bukuroshja Kejvina Kthella është një prej banoreve më të famshme të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ajo është e njohur për çiltërsinë e saj dhe veprimet shpesh herë provokuese brenda ambienteve të shtëpisë.

E provokimet ajo nuk i kurseu as në paraditen e së enjtes kur po i realizonte mesazh aktorit Amos Zaharia.

Kamerat transmetuan pamjet kur ajo hipën sipër mbi shpinën e tij, teksa e masazhon me kujdes, por përfiton nga rasti dhe bën disa lëvizje provokuese.

E teksa i bën këto lëvizje, banorët e tjerë e shikojnë me habi teksa disa prej tyre edhe nisin të qeshin.

Kejvina përndryshe është e njohur për paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ka marrë edhe vëmendjen e mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Zvicrës tregon se gjatë vitit 2022 në Kosovë…