KEK: Blloku B2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë

23 janar 2022 | 14:28

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se blloku B2 është duke funksionuar në gjendje stabile.

Përmes një njoftimi, KEK-u ka bërë të ditur se blloku B2 është duke prodhuar energji me kapacitet të plotë.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile”, është thënë  në njoftim e KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…