KEK-u deklarohet rreth shpërthimit në termocentralin Kosova A

18 tetor 2024 | 11:12

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është deklaruar rreth raportimit se një kazan ka shpërthyer në termocentralin Kosova A.

Sipas KEK-ut se zjarri ka ndodhur jashtë njësisë A4, dhe është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A. Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, ka njoftuar KEK-u.

Njoftimi për shpërthimin e një kazani në termocentralin Kosova A është dhënë nga deputeti i PDK-së Ferat Shala, përmes një postimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme i miratuar në…