KEK-u dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë

31 dhjetor 2024 | 13:24

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Policia e Kosovës (PK) kanë nënshkruar të martën një marrëveshje të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve me qëllim të përmirësimit të nivelit të sigurisë në dhe për rreth objekteve të KEK-ut.

“Objektet e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë rëndësi të veçantë dhe janë të lidhura ngushtë me interesin nacional. Marrëveshja thekson nevojën për rritjen e masave të sigurisë, duke marrë parasysh natyrën e këtyre objekteve, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë. Vlen të theksohet se KEK-u ka qenë objekt i sulmeve të shumëfishta nga individë dhe grupe të jashtme, të cilët, përveç shkatërrimit të materialeve, kanë dëmtuar rëndë pajisjet e korporatës. Me këtë marrëveshje, KEK-u dhe Policia e Kosovës synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe të rrisin sigurinë, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me energji dhe ruajtjen e pasurisë strategjike të Kosovës. Ky hap i rëndësishëm është pjesë e angazhimeve të përbashkëta për sigurimin e objekteve kritike dhe përparimin e rendit dhe sigurisë në sektorin energjetik”, është thënë në njoftimin e KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, e ka pritur në…