KEK-u hap ankand për shitjen e 50,000 tonë thëngjill
12 mars 2023
| 17:39
KEK-u ka shpallur ankand publik për shitjen e thëngjillit në dy llote.
Në llotin e parë, sasia për shitje është 35,000 tonë, ndërsa në të dytin, 15,000 tonë.
Këtë e ka bërë me dije për Klan Kosovën, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.
Bucolli tha se KEK-u planifikon që në të ardhmen po ashtu të sigurojë një sasi (shitje me pakicë, njëjtë si vitin paraprak) për biznese dhe amvisëri.