KEK-u: Janë finalizuar mbi 74 kontrata dhe janë kompensuar 14 pronarë
14 janar 2018
| 18:32
Procesi i nënshkrimit të kontratave-marrëveshjeve me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe sipas procedurave të parapara ligjore.
Në këtë drejtim, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar banorët e kësaj zone se gjithçka është duke shkruar sipas dinamikës së paraparë.
Në këtë kontekst, KEK-u, ka bërë me dije se ka finalizuar mbi 74 kontrata dhe janë kompensuar 14 pronarë të këtyre dy fshatrave.