KEK-u: Kthehet në operim njësia ‘B1’ pas një ndërprerje
29 gusht 2022
| 15:30
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se për shkaqe teknike njësia “B1” për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe se e njëjta tashmë është kthyer në operim.
“Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, ka njoftuar KEK-u.