KEK-u liron nga detyra u.d e kryeshefit ekzekutiv dhe zëvendësin e tij, shpall konkurs për këto pozita

28 shkurt 2025 | 16:28

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka mbajtur të premten një mbledhje, ku ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Bekir Gërguri dhe zëvendësin e tij, Ramadan Budakova.

Sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve po ashtu ka marrë vendim për shpalljen e konkursit publik për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, konkurs ky që do të shpallet të hënën.

“Në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTh) në KEK Sh.A. Ndërsa, në pozitën e ZKFTh (u.d.) të KEK Sh.A., është emëruar z. Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave”, ka njoftuar KEK-u.

KEK-u ka falënderuar Gërgurin dhe Budakovën për kontributin e tyre, e sidomos për menaxhimin e situatës së krijuar pas sulmit në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekir Gërguri, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në…