KEK-u – Llapi, ja rezultati pas pjesës së parë
15 shkurt 2019
| 14:24
Në Obiliq është duke u zhvilluar ndeshja e parë e sezonit pranveror në mes KEK-ut dhe Llapit.
Skuadra e Llapit e mbylli këtë pjesëlojë me epërsinë 0-2, kurse shënues ishin Mentor Zhdrella nga penalltia dhe Hamdi Namani.
Llapi synon ta mbyll ndeshjen me fitore në mënyrë që të ruaj shpresat për titull, kurse KEK-u do ta këtë shumë të vështirë sigurimin e mbijetesës. Ndeshjet tjera të kësaj xhiro zhvillohen të shtunën dhe të hënën.
/Epoka e re/