KEK-u në operim me katër njësi të termocentraleve për dimër
08 nëntor 2024
| 16:32
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se aktualisht operon me katër njësi prodhuese – dy njësi të TC Kosova A dhe dy të TC Kosova B, duke garantuar kapacitet të qëndrueshëm prej rreth 750 MW/h.
Është bërë me dije se KEK ka përfunduar revizionet dhe riparimet për vitin 2024, për të siguruar siguri dhe efikasitet në prodhimin e energjisë, posaçërisht për sezonin dimëror.
Ndërkohë, për furnizimin dhe ndihmën ndaj konsumatorëve, KEK-u ka udhëzuar këta të fundit që të drejtohen te institucionet përgjegjëse për këtë fushë veprimtarie.