KEK-u: Ngritët siguria e operimeve në njësitë prodhuese
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia B2 e termocentralit “Kosova B”, ka filluar revizionin e rregullt vjetor deri më 15 nëntor.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj periudhe do të operohet me njësitë A3, A4 dhe B1. “Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15.11.2022”, ka njoftuar KEK-u.
Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operojë me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h.
“Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit”, ka theksuar KEK-u.