KEK-u nis ekipet për Intervenime Emergjente në Shqipëri
26 nëntor 2019
| 16:57
Tërmetet e fuqishme që goditën këtë të martë Shqipërinë, të vdekur lanë 16 persona e qindra të tjerë të lënduar.
Për ndihmë të qytetarëve e autoriteteve shtetërore shqiptare, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka marrë vendim që të nis Ekipat për Intervenime Emergjente në situata të jashtëzakonshme të KEK-ut.
Ndërsa veç tyre, gjatë ditës në ndihmë të Shqipërisë, janë nisur edhe Ushtria e Kosovës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe Çetat e Shpëtimit nga “Trepça”.