KEK-u: Njësia A-5 në Termocentralin ‘Kosova A’ është jashtë funksionit

16 maj 2023 | 20:30

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar se Njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.

Ai ka thënë se së shpejti Blloku A-5 do të kthehet në operim.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti.

Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 24 prill të këtij viti, Komiteti Ministror i Këshillit…