KEK-u njofton se është kthyer në operim njësia B-1

18 dhjetor 2024 | 16:37

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajën e Termocentralit Kosova B dhe njësia B-1 është rikthyer në operim.

Sipas njoftimit, sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot në ora 15:35 minuta.

“Ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme”, ka njoftuar KEK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…