KEK-u njofton se njësia ‘B1’ u ndalua me planifikim, shkak i një kontrolli teknik të pajisjeve
02 dhjetor 2024
| 12:02
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar qytetarët se sonte në minutat e para të mesnatës është ndalur “Njësia B1”.
Sipas KEK-ut kjo ndalesë është bërë sipas një planifikimi të mëhershëm.
“Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”, ka njoftuar KEK-u.
Po ashtu është thënë se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.