KEK-u: Përfundojnë me sukses punimet në njësinë B-2

14 nëntor 2022 | 15:47

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se ka përfunduar me sukses revizioni i njësisë B-2.

Kjo korporate ka theksuar se punimet kanë përfunduar tri ditë me herët se sa e kishin planifikuar

“Përfundon me sukses revizioni i njësisë B-2. Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B. Për më tepër, njësia B-2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40”, ka njoftuar KEK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Femrat e bukura në shumicën e rasteve janë beqare dhe…