KEK-u përkrah fuqishëm aksionin e Qeverisë ‘Ta pastrojmë Kosovën’
Në kuadër të aksionit të qeverisë respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), që në orën tetë të mëngjesit ekskavatorët e KEK-ut filluan largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Kastriotit.
Banorët e Kastriotit u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin e KEK-ut për eliminimin e deponive ilegale. “Është kënaqësi që më në fund kjo deponi po largohet. Prej pas lufte ka ndodhë që të gjithë kanë hedhë mbeturina, shtëpitë janë ndezë veç ne e dimë si kem kalu, veç tani jemi të kënaqur që kjo deponi po eliminohet”, u shpreh Nazmi Preniqi shtëpia e të cilit gjendet afër kësaj deponie ilegale. Njëjtë shprehet edhe Dardan Preniqi. “Jemi shumë të kënaqur, faleminderit se këtu ka qenë deponia shumë e madhe prej pas lufte kanë hedhë mbeturina krejt komuna e Kastriotit, shumë mirë janë duke bërë” ka deklaruar Preniqi.
Ky aksion i KEK-ut po behët në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.