KEK-u shpërblen punëtorët me nga 200 euro shtesë për përformancë të mirë
Të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetikë të Kosovë (KEK) do të kenë në llogarit e tyre bankare nga 200 euro më shumë se pagat e rregullta.
Ky shpërblim i është ndarë në emër të performancës se mirë që rezulton me 23 milionë euro profit vjetor duke shënuar një rritje rekord për 30 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Vendimi për këtë bonus është marr sot në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë qe ndjehet i lumtur për rezultatet e arritura.
“Kemi performancë të jashtëzakonshme në të gjithë sektorët. Kemi tejkaluar të gjitha parashikimet pavarësisht se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marr parasysh problemet që kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve.
Por, falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtoreve kemi një profit prej 23 milionë euro qe shënon rritje rekord për 30 % me shumë sesa vitin paraprak”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se pavarësisht këtyre rezultateve, KEK-u nuk ka bërë asnjë investim në organizimin e festave të fundvitit, madje as nuk ka shpenzuar në dhurata dhe gjera të tjera.
“Gjatë gjithë kohës kemi qenë shumë të kujdesshëm në shpenzime. Kemi zvogëluar në minimum shpenzimet operative të cilat nuk lidhen me prodhim dhe siguri në punë.
Në rastin e organizimeve festive ndoshta nuk është në pyetje shpenzimi por kemi qenë krejtësisht të përkushtuar në punë dhe nuk kemi menduat për organizime festive, pavarësisht së punëtorët e KEK-ut meritojnë ndoshta me shumë se secili sektor tjetër”, ka shtuar Thaçi.