Kelly Brook habit me këtë deklaratë
Modelja tashmë 40 vjeçare Kelly Brook, ka thënë së fundmi në një intervistë se seksi përmirësohet me moshën, teksa flet hapur për jetën intime me të dashurin 35 vjeçar Jeremy Parisi.
Kelly tha: “I dashuri im është 35 vjeç dhe është italian, kështu ai i pëlqen femrat me forma të mbushura. Besoj se jeta seksuale përmirësohet me moshën, sepse ke më shumë besim te vetja. Në këtë moshë nuk je më shumë i shpërndarë me gjërat dhe e di më mirë se çfarë dëshiron. Pastaj dhe nuk ke frikë të thuash atë çfarë dëshiron”.
Kelly e Jeremy janë bashkë prej vitit 2015 dhe lidhja e tyre duket mjaft e fortë.
Modelja britanike ka pasur një numër lidhjesh të profilit të lartë si ato me aktorët e Hollywood Billy Zane e Jason Statham.
Ajo ka qenë më parë në çift dhe me sportistët e regbisë Danny Cipriani e Thom Evans.
Brunia e preferuar e meshkujve thotë se nga modelingu preferon të kalojë në karrierën e gatimit ose të kopshtarisë.
Duke folur për planet e të ardhmes Kelly thotë: “Gjatë kohës së izolimit kam kuptuar se dëshira ime është të qëndroj në shtëpi e të punoj nga shtëpia, ose të bëj një program të mirë për ‘lifestyle’ ose stilin e jetesës. Kopshtaria ose gatimi, si të rritësh frutat apo perimet e tua. Kam disa pula e qen në shtëpi dhe mund ta bëja programin me to. Nuk e di nëse do ta shikonte njeri por kjo është ëndërra ime.”
Vite më parë, pas një studimi, shkencëtarët e kanë cilësuar Kelly Brookun si gruan me trupin më të përkryer në botë.