Kelly Rowland mohon ta ketë zbardhur lëkurën

30 tetor 2018 | 11:31

Kelly Rowland përmes “Instagram”-it  u është përgjigjur thashethemeve se ajo ka zbardhur lëkurën. Thashethemet nisën kur ajo postoi disa fotografi në “Instagram” nga një xhirim bërë kohën e fundit.

“Unë sapo arrita në LA dhe pashë që shumë njerëz janë si: ‘oh Zot, ajo e zbardh lëkurën e saj’. Tani kurrë nuk u përgjigjem pyetjeve të tilla si kjo, sepse mendoj se është budallallëk ose madje të bëj ndonjë koment për këtë. Unë nuk jam ajo që e zbardh lëkurën time, as nuk dua ta bëj atë. Pra, mos thoni gjëra të kota si kjo. Unë jam çokollatë, çokollatë përgjithmonë. Krenare që jam e tillë”, ka thënë Rowland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kelly Rowland përmes “Instagram”-it  u është përgjigjur thashethemeve se ajo…