Kelmendi bën thirrje që të arrestohet ambasadori i Kosovës në Francë
20 tetor 2020
| 09:03
Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Sipas tij, diplomati i Kosovës në Paris nuk meriton vetëm të shkarkohet. “Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare”, ka shkruar ai.