Kelmendi dhe kryeprokurorët diskutojnë lidhur me iniciativat për ‘mbrojtje të ligjshmërisë’

23 gusht 2024 | 16:30

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Siç është njoftuar, Kelmendi  ka diskutuar me të pranishmit lidhur me “iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë”.

“Lidhur me këtë, u.d. kryeprokurori i shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik”, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…