Kelmendi dhe shefi i EELEX-it bisedojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

07 nëntor 2024 | 15:15

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

Në njoftimin për medie është bërë me dije se ata kanë pasur diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bën pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. “Duke e vlerësuar lartë angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, u.d. kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i LDK’së do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese…