Kelmendi dhe studentët nga Kosova vizituan parlamentin gjerman

25 maj 2018 | 19:47

Besnik Kelmendi i cili është pjesë e CDU-Essen ka njoftuar se së bashku me disa të rinjë nga Kosova kanë vizituar parlamentin e shtetit gjerman, Nordrhein-Westfalen si dhe deputetin gjerman, Peter Beyer.

Ai po ashtu ka thënë se ky takim ishte një rast i mirë për të rinjtë pasi janë njoftuar rreth liberalizimit dhe agjendës gjermane për Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

Me ftesë të JEF NRW një grup studentesh nga JEF Kosova të percjellur nga Besnik Kelmendi CDU-Essen dhe Rina Hajdari praktikante pran zyres se deputetit të Bundestagut Peter Beyer, paten mundësin dhe takuan z. Peter Beyer si dhe vizituan parlamentin e republikës NRW,

Studentet shtruan pyetje të ndryshme z. Beyer mbi situaten politike aktuale në Kosovë, si dhe raportet e Kosovës me BE në pergjithësi, e në veçanti për mbeshtetjen Gjerman për Kosoven.

Takim ishte një rastë i mirë që të rinjet të marrin informata konkrete rrethë Liberalizimit dhe axhendës gjerman për Kosovën etj.

Miku i madhë i integrimit të Kosovës në BE premtoj se gjermania do ti kontribon edhe më stabilitetit në rajon e në Kosovë.

Ajo që vlenë të thekësohet është fakti që z. Beyer do të vazhdon të mbron dhe ndimon Kosoven në këto momente historike, jo vetem për Kosoven por edhe për rajonin.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, suit and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni për Drejtësi Sociale, ka reaguar pas vdekjes së Valon…