Kelmendi: Gjykata e Hagës ka humbur kredibilitetin

20 mars 2025 | 14:35

Profesori Muhamet Kelmendi ka deklaruar se Gjykata e Hagës nuk e ka më kredibilitetin që kishte dikur, duke theksuar se e ka humbur atë prej rreth 5-6 vitesh.

Sipas tij, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”, prokuroria e kësaj gjykate ka ndërmarrë veprime të dëmshme dhe të ndaluara për proceset politike dhe ligjore, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me Serbinë dhe duke marrë prova nga atje.

“Unë nuk jam kundër marrjes së provave, por ato duhet të verifikohen nëse janë reale apo të falsifikuara”,  ka theksuar Kelmendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte prej orës 20:00, zhvillohet derbi i madh i Superligës…