
“KELMENDI GMBH” MERR PJESË NË PANAIRIN MË TË MADH NË BOTË “GULFOOD 2025” NË DUBAI
Kompania e Vëllezërve Kelmendi nga Kosova, të cilët prej dekadash, zhvillojnë me suksese të mëdha biznesin e tyre familjar në Gjermani , “ KELMENDI GMBH”, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar, Gulfood 2025 në World Trade Center të Dubait!
Gjigandi “ KELMENDI GMBH” në Panairin Ndërkombëtar Gulfood 2025, të Dubait, po merr pjesë me brendin e vet tradicional KELMENDI dhe me brende te shumta të prodhuesve të ndryshëm!
Pronarët e “KELMENDI GMBH”, deklarojnë se pjesmarrja e tyre në këtë Panair nga më të mëdhenjtë në glob, është e rregullt dhe se aty jo vetëm kanë shenuar suksese të mëdha me brendin tashmë të njohur por, do të depertojne edhe se në tregun afrikan!
“KELMENDI GMBH” është pasqyra e madhe dhe reale e suksesit të brendit botëror, që garanton plasman të madh dhe të rregullt të tregut nga industria ushqimore!
Kompania “KELMENDI GMBH” e Vëllezërve Kelmendi, është adresa e madhe botërore, e cila në Panairin Ndërkombëtar Gulfood 2025, në Dubai World Trade Center , po dëshmon se prodhuesit nga Kosova, do të eksportojnë produktet e tyre në tregun e kontinentit afrikan, por edhe do të shënojnë suksese të mëdha!
Dubai, 21.02.2025